Sarandë

image description

Saranda - rrugeKëtë vit Saranda mirëpriti 300.000 turistë, tre herë më shumë se sa në vitin 2005. Investimet infrastrukturore dhe politikat mbështetëse për turizmin kanë dhënë ndikimin e tyre pozitiv për fuqizimin e mëtejshëm të këtij sektori strategjik. Përmirësimi i rrjetit rrugor ka lehtësuar lëvizjen, duke shkurtuar kohën dhe ulur kostot e transportit. Ndërkohë që rritja e kapaciteteve akomoduese për vizitorët e ka lehtësuar më tej zhvillimin e turizmin vendas. Kështu për shembull, komunat e Lukovës dhe Ksamilit numërojnë 90 hotele të reja, ndërsa në gjithë rrethin e Sarandës numri i hoteleve është pothuajse dyfishuar. Zhvillimit të turizmit i janë vënë në shërbim dhe porti i ri i ndërtuar në Limjon, si edhe moli i ri i cili përfundon në maj të këtij viti.

Saranda krenohet me pasuritë e saj historike dhe kulturore. Me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare dhe mbështetjen e turizmit, Partia Demokratike ka mundësuar ndër të tjera restaurimin e Manastirit të “40 Shenjtorëve”. Si rezultat i reformave dhe politikat mbështetëse në fushën e turizmit, Saranda ka përjetuar një rritje të ndjeshme të fluksit të vizitorëve, ku spikat Parku Kombëtar i Butrintit i cili është tashmë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të mbrojtur nga UNESCO.

Aksi i ri rrugor përgjatë bregdetit ka fuqizuar edhe bujqësinë. Rrugët e reja si Sarandë–Konispol, Sarandë–Pllakë–Xarrë apo Pllakë-Cukë, kanë ndërlidhur zonat rurale dhe kanë stimuluar rritjen e prodhimit bujqësor dhe sektorëve të ndryshëm të agro-industrisë. Krahasuar me vitin 2005, sot konstatohet rritja e prodhimit blegtoral me rreth 30%, i misrit me 25%, ndërkohë që prodhimi i agrumeve është dyfishuar.

Politikat tona lehtësuese për investimet dhe punësimin kanë rezultuar në hapjen e 2.000 bizneseve të vogla dhe të mesme. Që nga viti 2009, punësimi është rritur me më shumë se 50%. Për t’u ardhur në ndihmë të papunëve, kemi investuar 4.000.000 Lekë në programe trajnimi për aftësimin e tyre në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Impianti i ri i grumbullimit të midhjeve në lagunën e Butrintit tashmë ka kapur kuotën prej 750 ton midhje në vit, duke shërbyer 33 rritës të midhjeve. Ndërkohë impianti i ri i përpunimit të peshkut prodhon më shumë se 300 ton peshk në vit.

Investimet në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve dhe ngritja e sistemit të ri të trajtimit të ujërave të zeza ka në përmirësuar menaxhimin e ujërave dhe kanë bërë që plazhet e Sarandës të jenë më të pastra. Landfilli rajonal në Bajkaj, një investim prej 5 milion euro, ka mundësuar mbledhjen dhe trajtimin e mbeturinave. Ne kemi mbështetur ndërtimin e linjës së furnizimit me ujë të pijshëm në Navarricë dhe depos së ujit në Sarandë, një investim me vlerë prej 2.5 milion Euro.Tashmë 90% e qytetit të Sarandës furnizohet me ujë të pijshëm dhe garanton 24 orë furnizim me ujë për fshatrat si Lukovë, Aliko, Xarrë dhe Ksamil.

Për të rritur sigurinë dhe cilësinë e jetesës, kemi financuar ndërtimin dhe rikonstruksionin e 7 qendrave shëndetësore dhe 23 qendrave ambulatore në zonat rurale dhe qendrat urbane. Kemi bërë dhe një sërë investimesh në Spitalin e Sarandës, – si ndërtimin e sallës së re të reanimacionit, maternitetin, zgjerimin e sektorit kirurgjikal, si edhe futjen e pajisjeve të reja mjekësore të cilësisë së lartë.

Që nga viti 2005 deri në vitin 2013, Partia Demokratike ka financuar 19 projekte ndërtimi në shkolla të ciklit fillor, të mesëm dhe atë parashkollor. Për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe edukim sa më dinjitoz për brezin e ri, të gjitha shkollat janë pajisur me laboratorë kompjuterikë dhe kanë akses në internet.
Në jetën akademike dhe kulturore të Sarandës risia është hapja e degës së Universitetit të Tiranës, e cila tashmë ka 670 studentë dhe 40 profesorë. Kemi bërë të mundur rindërtimin e fushës së futbollit të Klubit Sportiv të Butrinit dhe në vitin 2008 kemi rindërtuar stadiumin e lojërave me dorë.

Por kemi ende shumë më tepër punë për të bërë. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë cilësinë e jetesës duke modernizuar më tej arsimin, shëndetësinë dhe shërbimet publike për qytetarët. Po ashtu do të vazhdojmë të investojmë për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë për ta bërë Sarandën sa më tërheqëse për turistët. Ne do të mbështesim sipërmarrjen e lirë dhe do nxisim dhe lehtësojmë investimet e huaja, përhapjen e më shumë vendeve të reja të punës. Kemi shumë punë për të bërë sëbashku. Sëbashku përpara!